Albin Kurti / Prishtinė | 17/10/2010
Pamundėsia, me tė cilėn janė tė rrethuar qytetarėt e Kosovės nė >pėrditshmėrinė e tyre, prej lart interpretohet si paaftėsi e
pėrgjithshme e shoqėrisė. Nė anėn tjetėr, paaftėsia e politikanėve tė
Kosovės qė ėshtė tipar i pėrgjithshėm i tyre, interpretohet nga vetė
ata si pamundėsi e pushtetit tė kufizuar qė kanė. Kėshtu ėshtė kur
plagės i shtohet fyerja.
Njerėzit janė tė varfėr e tė papunė jo pse kėshtu ka thėnė Zoti apo
pse kėshtu i ka kushtėzuar natyra. As pse ata kanė ndonjė kulturė
inferiore a deficiencė kulturore qė doemos i lė tė prapambetur.
Njerėzit janė tė varfėr e tė papunė sepse janė bėrė tė varfėr e tė
papunė. Politikat e mbrapshta qeveritare dhe sistemi i padrejtė >socio-ekonomik i varfėron e i nxjerr njerėzit nga puna.
Nė Kosovė vijon tė jetė nė modė citimi i asaj thėnies sė famshme pėr
atė se si chdo popull e ka atė qeveri qė e meriton. Aq e pėrhapur
ėshtė kjo thėnie saqė askush tashmė nuk e di qė autori i saj ėshtė
Joseph De Maistre. Mirėpo, ka njė thėnie tė njė francezi tjetėr, tė
kundėrt pėr nga domethėnia, e tė cilėn nuk e kam dėgjuar ta ketė
cituar kush te ne. Jean-Jacques Rousseau ka shkruar diku se chdo
qeveri e ka atė popull qė e krijon.
Mė parė sesa gjurmimin e tė vėrtetės sonė pėrmes kėtyre dy thėnieve,
duhet parė tė vėrtetėn brenda vetė kėtyre dy thėnieve, pėrkatėsisht
motivet dhe pasojat e dy parafrazimeve tė mėsipėrme. Me fjalė tė
tjera, le t'i trajtojmė De Maistrein dhe Rousseaunė si dy kriminelė.
Joseph De Maistre, filozof e diplomat i fundit tė shekullit XVIII dhe >fillimit tė atij XIX, senator dhe i biri i kryetarit tė Senatit, ka
qenė kundėr revolucionit borgjez francez qė pėrmbysi absolutizmin
monarkik dhe rendin feudal. Ai deri nė fund tė jetės sė tij pėrmes
shkrimeve, fjalimeve e punimeve ka kėrkuar kthimin e monarkisė dhe tė >autoritarizmit dhe dominimin e Papatit. Nė anėn tjetėr, Jean-Jacques >Rousseau, filozof dhe shkrimtar i shekullit XVIII, me kritikėn e tij
ndaj pabarazisė dhe afirmimin e asaj qė e quante vullnet i
pėrgjithshėm, e inspiroi revolucionin e vitit 1789 i cili do ta
ndryshojė pėrgjithmonė Francėn dhe Evropėn. Qė prej atėherė, chdokush
qė ėshtė pėrpjekur tė kuptojė teoritė politike a sociologjike, shtetin
a historinė, e ka pasur tė pamundur ta evitojė Rousseaunė.
Tė dy thėniet gjithsesi janė thellėsisht politike dhe krejtėsisht tė >kundėrta. Joseph De Maistre, duke thėnė qė chdo popull e ka qeverinė
qė e meriton, bėnte pėrgjegjės popullin dhe shfajėsonte qeverinė. >Jean-Jacques Rousseau, duke thėnė qė chdo qeveri e ka popullin qė e
krijon, fajėsonte pikėrisht qeverinė. I pari, pėrpiqej ta
racionalizonte realitetin; i dyti, inkurajonte realizimin e
racionales. I pari, kėrkonte pranimin e qeverisė (nga populli); i dyti >kėrkonte pranimin e popullit (nga qeveria). I pari i frikėsohej tė
resė qė mund tė vijė; i dyti frikėsohej se e vjetra mund tė mos
shkojė.
Por, le ta ndėrpresim gjithė kėtė shtjellim. Pra, kemi (aso qeverie)
ashtu sich jemi (si popull), apo jemi (si popull) ashtu sich kemi
(qeverinė)? Pėrgjigja e denjė pėr kėtė pyetje ėshtė vechse njė pyetje
tjetėr: a duam ndryshime?
Nuk ėshtė e mundshme edhe tė mos pajtohesh me qeverisjen e korruptuar,
edhe tė mendosh se e kemi atė qeveri tė cilėn e meritojmė. Ose nisesh
nga racionalizimi i padrejtėsisė dhe pėrfundon nė inferioritet
skllavėrues, ose - dhe kėshtu duhet - nisesh nga mospranimi i
realitetit tė padrejtė dhe... nisesh, pėr ndryshimet qė i do.
ALT.SHQIP
Forumi alternativ shqiptar
http://groups.google.com/group/alt.shqip
Sysop: | Keyop |
---|---|
Location: | Huddersfield, West Yorkshire, UK |
Users: | 463 |
Nodes: | 16 (2 / 14) |
Uptime: | 150:23:33 |
Calls: | 9,382 |
Calls today: | 2 |
Files: | 13,561 |
Messages: | 6,095,361 |