Mbajeni mend - kur gjindeni në shtëpi, ose ke ndoj lokal të Prishtinës, a po
flisni dichka që i afrohet gjuhës letrare të lajmeve në televizor, a po >flisni gegënisht? Bân vaki po e queni "kosovarche", dhe mundet që s'âshtë >tamam ajo që ndëgjohet në Tetovë ose në Bajram Curr, ama âshtë gegënishtja,
dhe po dihet që nuk âshtë gjuha letrare
Chris Hughes
Bân vaki që ata lexues që kanë lexue shkrimet e mia të kohëve të fundit >rreth gegënishtes kanë me u befasue një chikë tue e lexue këtë titull! Ama
mos u bâni merak fare - se nuk janë fjalët e mia. Qe ashtu më kallxuen, >krejtësisht të bindun, përgjegjësit për hartimin e provimeve në gjuhën >shqipe për studentë anglishtfolës - dhe shumica e tyne janë qenë shqiptarë!
Unë pata kâmbëngulë që ishte e domosdoshme për mue me pasë ndojfarë provimi
të gegënishtes, dhe jo ekskluzivisht të gjuhës letrare, ama këta ma kthyen
xhevapin se kjo s'qenka e mundun fare, se gegënishtja s'âshtë një gjuhë dhe
i vetmi provim që mundet me u hartue për gegënishten kish' me qenë një >provim gojor. As s'kishin me u mundue me përgatitë një provim tjetër - për
shembull, një përkthim të shkruem ose një provim të kuptimit të ndoj teksti
të lexuem, se kjo kish' me u dukë diqysh "artificiale" dhe e sajueme vetëm >për një provim akademik. Natyrisht që unë i kundërshtova ashiqare e >fuqimisht këso mundimesh të paragjykueme...
Megjithatë, m'u dashtë me pranue që, dej dikund, ata kishin të drejtë - së
paku tue u nisë nga situata e sotme të gegënishtes. Kërkush s'mohon faktin >se gegënishtja flitet anëmbanë trevave shqiptare, dhe flitet mâ shumë se >toskënishtja. Gegënishtja âshtë gjuha e zgjedhun dhe e preferueme nga >shumica e shqipfolësve në Kosovë, Maqedoni, diasporën në Evropë dhe në >Amerikë, madje edhe atyne të Shqipënisë! Mbajeni mend - kur gjindeni në >shtëpi, ose ke ndoj lokal të Prishtinës, a po flisni dichka që i afrohet >gjuhës letrare të lajmeve në televizor, a po flisni gegënisht? Bân vaki p'e
queni "kosovarche", dhe mundet që s'âshtë tamam ajo që ndëgjohet në Tetovë
ose në Bajram Curr, ama âshtë gegënishtja, dhe po dihet që nuk âshtë gjuha
letrare. Mirëpo, kur dilni për me e ble gazetën (me qenë që gazeta s'âshtë
"Java" natyrisht!), ose kur e kychni televizorin, hasni në gjuhën letrare, >gati pa përjashtim. Kështu që, shumë kollaj mundet me u kuptue se pse këta
shqiptarë qi ishin tue i hartue provimet në shqip, ishin kah m'thojshin me >kâmbëngulje që, përpos së folmes, s'ka qysh me bâ provim në gegënishten, dhe
përvech kësaj, s'ka qëllim praktik për me e bâ këtë sidoqoftë.
Kur unë iu përgjigja atyne që, bile, âshtë plotësisht e mundun, jo vetëm me
shkrue gegënisht, dhe me e lexue, ama poashtu me e përpilue një provim >komplet, pothuej pa e përdorë asnjë fjalë të letrarishtes, ata më kanë dvetë
se nga ku mundet me u gjetë materialet e duhuna për ndoj punë q'asifare. Ata
marrin tekstet e tyne për përkthim të shkruem zakonisht nga shtypi shqiptar,
dhe përvech kësaj gazete që jeni tue lexue, krejt shtypi shkruhet >letrarisht. Gjithashtu, materialin dëgjimor për kuptimin e shqipes së folun >e marrin nga buletine lajmesh në radio, dhe edhe këtu po ndîhet vetëm një e
folme artificiale që goxha pak ka me ndihmue studentët e mi me kuptue >gjindjen gegënishtfolëse në mahallët e Kosovës ose kahdo që të përdoret
gegënishtja. Xhevapi që mujsha me ua ofrue këtyne skeptikëve âshtë qenë se,
vech me zor po mundet me u marrë në provim gegënisht, ama vlen puna ashtu, >se atëherë studentët mujnë me kuptue mâ mirë kulturën dhe trashëgiminë gegë,
dhe në t'njëjtën kohë s'kanë kurrfarë problemi me kuptimin e gjuhës letrare
(edhe në të dëgjuemit dhe në të lexuemit). Nuk âshtë aq efikase >anasjelltas.
Mue m'âsht dashtë me "sajue" dialogë në gegënisht që duken sa mâ të >natyrshëm, tue i trajtue tema bashkëkohore që munden m'i interesue shqiptarë
gegë, me qëllim që nxânësit e mi kanë me mujtë me u njoftë me shprehje >bisedimore gege që kurr s'ndëgjohen në lajmet e radios. Kom përzgjedhë >artikuj në shqip (po si në gjuhën letrare), dhe i kâm "përkthye" në një >gegënisht të standartizueme n'mënyrë që studentët e mi kanë me pasë mundësi
me vërtetue njohunitë e veta të gjuhës së aktualiteteve, ama në gegënisht.
Dhe kâm sajue poashtu "përralla", të bazueme në ndojfarë aspekti të jetës
kosovare, ose gege mâ gjânësisht, që munden me u rrëfye nga një prishtinas
ose një tetovar, dhe qe ashtu për me marrë në provim kuptimin e të dëgjuemit
gegënisht. Âshtë e vërtetë se kjo punë kërkohej ndojfarë mundimi nga ana
ime, ama tekef?ndit, studentët që kishin ndjekë kursin dhe që kishin kalue >qe asi provimi e kishin shumë kollaj jo vetëm me kuptue, ama gjithashtu me >folë gegënisht, dhe njëkohësisht mujshin me lexue një faqe të shkrueme >letrarisht dhe s'kishin asnjë pengesë në të kuptuemit të toskënishtes së
folun. N'ânën tjetër, ata studentë që kishin pasë nxânë gjuhën letrare mâ
s'pari, dhe që mbasanej kishin mësue dallimet midis gjuhës letrare dhe >gegënishtes e përshkruen gegënishten si "një gjuhë krejtësisht e ndryshme"
që përdorë fjalë dhe një shqiptim relativisht të mëshelun që s'mujtën me
kuptue me ânë të letrarishtes.
Me gjithë këtë, ata akademikë, që ishin tue përgatitë provime profesionale
në gjuhën shqipe, thjesht vazhduen me insistue që s'kishte mjaft prova për >me mbështetë këtë pikëpamje, dhe më lutën m'ua dhânë shembuj të caktuem të
materialit gegë që mundet me shërbye për një provim të gegënishtes. Kështu
që, me shumë kënaqsi, ua ofrova njânin p'ej atyne dialogëve të sajuem që
përm?nda pak mâ nalt:
Kadriu: Tung mor zotëni! Ch'a po vyen ndojsen? Qysh po dukesh, vëlla? >Hyseni: Nâm, bre, nâm. P'e shtyejmë diqysh. Ch'a po na kallëxon ti? Je
hupë krejt, vëlla! A ka ndojsen të re, ndoj porosi për me m'dhânë? >Kadriu: Jo, krejt me të vjetra njëherë. Qe... ngo ti ch'a po të thom. Mue
më njoftuen qe pare që ai kryetari i nëndegës ka m'e lëshue postin, se shefi
i tijna â lajmërue në sabah për m'e kallxue qi s'mundet me qëndrue n'atëfarë
posti që kish', për shkak të paraqitjes së tijna në ndojfarë liste. Ku e di
unë tamam për ch'a â fjala asajde.
Hyseni: Jo more chka! Mos bân hajgare...
Kjo âshtë vetëm një pjesë e shkurtë të një dialogu, ama besoj se tregon
qartë se për chka jam tue folë. Gjuha bisedimore gjithnjë ka me qenë të
ndryshme nga gjuha e mësueme në libra akademikë, ama gjuha e këtij dialogu >nuk kuptohet kollaj vetëm nëpërmjet gjuhës letrare. Tue e lexuë këtë dialog
për t'parën herë, studentët e mi që kishin nxânë gjuhën letrare nuk mujtën
me kuptue: mor, vyen, nâm, bre, kallëxon, hupë, ndojsen, krejt me të vjetra,
â, sabah, tijna, asajde, hajgare. Natyrisht, fjalë si "mor" përdoren edhe >në toskënishten, ama âshtë një vechori bisedimore që nuk mësohet në librat e
gjuhës letrare. Ka edhe shumë shprehje që përdoren gegënisht, që shumë
rrallë po ndîhen toskënisht - mos bân hajgare!, a po mbahesh, mor djalë i >fortë?, k'ejt rahat, sh'nosh jam, p'e shtyejmë diqysh e bukur shumë të >tjera. Në një bisedë gege boll shpesh po ndîhet këqyr!, kallëxomë ose më ka
lypë.... I shkreti student i gjuhës letrare vech ka ndî shiko!, tregomë dhe
më ka kërkuar..., se ato folje të rândomta gege kanë një kuptim shumë mâ të
përkufizuem në toskënishten. Dhe hala mbetet tânë gramatika e gegënishtes
për me nxânë! Akademikët fillojshin me u bindë ka pak...
Ama hala dashta me e gozhdue argumentin. Kështu që ua dhashë caktuesëve të
këtyne provimeve materialin e mâposhtëm, vech për m'ua mbushë m?ndjen atyne
njëherë e mirë që qenka e mundun me caktue një provim të leverdisshëm dhe
autentik në gegënishten e sotme. Pjesa e parë rrjedh nga një tekst i >shkruem gegënisht për me kuptue në të dëgjuemit, dhe pjesa e dyte âshtë një
shembull i një raporti të lajmeve të shprehun gjithashtu gegënisht, që >studentët duheshin me përkthye:
Gjithmonë kisha pasë qejf m'u bâ një ditë gazetar për një gazetë të >pamvarun, dhe kalova chdo ditë në shkollë tue ândrrue për ditën kur kisha me
mujtë me punue q'ashtu. E disha bukur mirë që ilakët e mi shpresojshin që
kisha m'u bâ ushtar, dhe që kisha m'e v? jetën time në rrezik për të mirën e
atdheut tim. Mirëpo, s'pata dëshirë me luftue me armë; dashta m'i përdorë
fjalë të shkrueme...
"Duhet me shpresue që kuvendi me vazhdue me punën e vet dhe që me u marrë me
miratimin e legjislacionit për të cilin âshtë konstitue dhe që mos me e >zhv?ndosë vëm?ndjen me châshtje që nuk janë kompetencë e tij,". >Parlamentarët shqiptarë në Kosovë miratuen t'enjten një rezolutë që >kundërshton marrëveshjen kufitare mes Maqedonisë dhe Jugosllavisë >pamvarësisht nga paralajmërimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të >Bashkueme që mos me e bâ një gjâ të tillë.
Dhe q'ashtu u bind përfundimisht shumica e këtyne akademikëve që, po të >mundohesh ka pak, âshtë e mundshme me vlerësue njofunitë e gegënishtes >përmes një provimi të gjuhës shqipe gege. S'ka nevojë me hî në gegënishten
tue kalue nëpër tymin maskues të gjuhës letrare. Mirëpo, ky qëndrim duhet
me u përhapë qe tash mâ gjânësisht, me qëllim që me u krijue një gegënishte
e shkrueme që po njifet në të tâna ânët, dhe që mundet me u mësue pa e nxitë
këtëfarë përbuzjeje akademike.
http://www.gazetajava.com
Sysop: | Keyop |
---|---|
Location: | Huddersfield, West Yorkshire, UK |
Users: | 399 |
Nodes: | 16 (2 / 14) |
Uptime: | 54:41:59 |
Calls: | 8,343 |
Calls today: | 3 |
Files: | 13,159 |
Messages: | 5,892,716 |