Ymeri: Gjyqsori i kapur nga klani Pronto vazhdoi padrejtsin ndaj A
From
y.m@gmx.com@21:1/5 to
All on Wed Dec 27 18:16:00 2017
XPost: shqip.politike, alt.shqip, free.shqip.politike
XPost: free.shqip.kosova
Ymeri reagon ndaj vazhdimit të paraburgimit për Kurtin dhe
Kadaj-Bujupin Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar
ndaj vazhdimit të paraburgimit për dy anëtarët e këtij subjekti, Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupi. Sipas Ymerit, gjyqësori i klanit
“Pronto” po vazhdon padrejtësinë ndaj Kurtit dhe Kadaj-Bujupit. “Gjyqësori i kapur nga klani “Pronto” vazhdoi padrejtësinë ndaj Albinit dhe Donikës. Vegla e Kadri Veselit, Beqir Kalludra, vazhdoi
edhe 30 ditë paraburgimin për deputetët tanë. Ky gjyqtar i kapur e pa kredibilitet është shndërruar në argatin kryesor të pushtetit për të përndjekur aktivistët dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Kurse, përndjekja e persekutimi ndaj Albinit e Donikës, ndaj Albulenës e
Fatonit, duhet të marrë fund. Sikurse Adea, Atdheu, Egzoni e Frashëri
duhet të lirohen”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
--- SoupGate-Win32 v1.05
* Origin: fsxNet Usenet Gateway (21:1/5)